HW

Nxënësit e shkollës së Bujqësisë me aktivitete të ngjeshura në kuadër të punës praktike

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Nxënësit e shkollës së mesme të Agrobiznesit “Arbëria”, gjatë muajit mars kanë realizuar dhjetëra aktivitete në kuadër të mësimit praktik në hapësirat e kësaj shkolle.

Ata kanë mbjellë mbi 2 mijë fidane vishnje e mjedër, kanë pastruar dhe plehëruar mbi 12 mijë rrënjë dredhëza, kanë krasitur mbi 2800 fidane të pemëve në sipërfaqe prej 2 hektarësh, sikurse që është bërë përgatitja e rasadit të specave, domateve dhe trangujve, e shumë aktivitete tjera.

Drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Shqipe Kastrati Haziri, është ndarë e kënaqur me punën praktike të mësimdhënësve dhe nxënësve, ndërkaq ka thënë se ky fakt dëshmon se kjo shkollë është më funksionale se kurrë.

HW

“Këto dhjetëra aktivitete të punës praktike të nxënësve të shkollës së Bujqësisë, dëshmojnë se sa funksional është ky institucion dhe demanton disa zëra dashakeqës që propagandonin mbylljen e shkollës. Kryetari Haziri e ka dhënë zotimin e përkrahjes pa rezervë për nxënësit e bujqësisë, duke i stimuluar edhe me bursa nxënësit e shkëlqyeshëm dhe duke ua siguruar transportin falas”, ka thënë Kastrati Haziri.

Edhe gjatë muajve në vijim, shkolla e Agrobiznesit “Arbëria” do të vazhdoj me punën praktike, në mënyrë që të nxjerrë kuadro sa më cilësore dhe të përgatitur për tregun e punës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.