Eko Higjiena

Nxënësit e shkollës “Nazim Hikmet”, në Dobërçan me program të pasur shënojnë festën e Abetares

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në SHFMU “Nazim Hikmet” në Dobërçan, me një program të pasur artistik u shënua Festa e Abetares. Nxënësit e klasëve të para të paraleleve shqipe dhe turke si dhe paraleles së ndarë fizike në Bukovik, së bashku me mësueset: Ganimete Sylqiq, Sebahate Shehu, Egzona Ukshini dhe Sheribane Kastrati, kishin përgatitur një program të mrekullueshëm të cilin e paraqitën para një numri të madh të prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve të kësaj shkolle.

Sot, shkëlqyen të gjithë nxënësit e klasave të para, në festën e tyre të parë. Kurorëzuan punën e një viti mësimor me plotë suksese, duke na bërë të gjithëve të ndjehemi krenar për këta fëmijë të mrekullueshëm me të cilët punojmë çdo ditë.

Në emër të mësueseve dhe nxënësve, të pranishmit i përshëndeti mësuesja Ganimete Sylqiq, e cila ndër të tjerash, u shpreh se ‘”Çdo nxënës i klasës së parë, pas përfundimit të librit të parë shkollor – ABETARES, përjeton një tërësi emocionesh dhe merr një kujtim të veçantë nga Festa e Abetares. Kjo traditë e bukur që zhvillohet kudo pas mbarimit të shkronjave u kurorëzua sot, duke performuar para jush me këngët më të bukura për shkronjat, vargjet e recituara me emocione, nga kërcimet e vallëzimet ritmike të nxënësve tanë, duke shpresuar se kemi krijuar atmosferë të gëzueshme në këtë ambient!”.

RCCOLA

Poashtu, ajo falënderoi kolegët dhe prindërit të cilët dhanë një kontribut të madh që ky program të jetë sa më madhështor.

Për të nderuar mysafirët e ftuar, në fund të programit ishte përgatitur edhe një koktej rasti ka njoftuar Rexhep Arifi./rajonipress/