FITORJA

Nxënësit e Shkollës Fillore “Nazim Hikmet” vizitojnë Gjykatën Themelore në Gjilan

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, ka pritur në një takim nxënësit e Shkollës Fillore “Nazim Hikmet” të fshatit Dobërçan.

Me këtë rast, Kryetari Azizi ka njoftuar nxënësit se sistemi gjyqësor i Republikës së Kosovës i përket të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht origjinës së tyre kombëtare, etnisë apo gjinisë.

Më tej ai ka informuar nxënësit se Gjykata Themelore e Gjilanit ka tri degë të saja në: Viti, Kamenicë dhe Novobërdë.

FITORJA

Si një gjykatë e shkallës së parë, Gjykata Themelore e Gjilanit dhe tri degët e saj merren me të gjitha llojet e rasteve. Këto raste trajtohen nga departamente të specializuara që funksionojnë në kuadër të çdo gjykate themelore.

Pas informimit nga kryetari Azizi për gjykatën, nxënësit kanë shtruar pyetje të ndryshme dhe gjithashtu kanë marr përgjigje.

Kjo shkollë ka një numër të nxënësve edhe nga komuniteti turk./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.