ARKATANA

Nxënësit e shkollës fillore “Abdullah Tahiri” me shfaqje teatrale në teatrin e qytetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të premtën është shfaqur një projekt i shkëlqyeshëm në teatrin e qytetit të Gjilanit, nga nxënësit e Shkollës Fillore “Abdullah Tahiri” nga fshati Malishevë, me temë: “Dukuritë negative ( Ngacmimi)- Bullizmi. Ishte një shfaqje e përgatitur shkëlqyeshëm nga nxënësit e kësaj shkolle, njashtu suksesi meritor i takon edhe stafit akademik të Shkollës Fillore “Abdullah Tahiri”.

Një faleminderit i veçantë shkon për OJQ-në “PEN” që e mundësoi me mbështetje morale dhe financiare për realizimin e kësaj shfaqje.

Shfaqja dha një mesazh të shkëlqyeshëm kundër dukurive negative në shkolla.

KKVITI

Drejtori i shkollës fillore “Abdullah Tahiri”, z. Rashit Sahiti, falënderoj nxënësit dhe të gjithë mësimdhënësit e kësaj shkolle, për prezantimin e kësaj shkolle në nivel komunal, duke treguar sukses dhe duke dhënë një mesazh të qartë kundër shfaqjes të dukurive negative në shkolla.

Të ftuar ishin drejtorë dhe nxënës edhe nga shkollat tjera, për ta parë këtë shfaqje.
Ata ju falënderuan Drejtorit të SHFMU“Abdullah Tahiri” z. Rashit Sahiti për ftesën dhe mundësin e marrjes së një mesazhi të mirë kundër dukurive negative në shkolla./rajonipress/