Nxënësit e shkollave të Gjilanit vetëdijesohen, mësojnë edhe për krimet kibernetike
Gjilan – Sipas Ismet Hashanit zëdhënës i policisë temat e ligjëratave që po trajtohen e që po përcillen nga pjesëmarrës të shumtë të klasave të gjashta deri në ato të nëntat është tejet i madh, ndërsa dominojnë temat : Dhuna në familje, Delikuenca e të miturve, siguria në komunikacion, dhe Krimet kibernetike etj.
Policia e Kosovës, Njësia për komunitet pranë stacionit policor në Gjilan në bashkëpunim me zyrtaret policor nga sektor përgjegjës edhe të stacioneve tjera në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Gjilanit në vazhdën e aktiviteteve për vetëdijesimin e të rinjëve dhe preventimin nga vetitë devijante prej 2 nëntor 2015 deri me 06 nëntor 2015 janë duke ligjëruar në shkollën fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan, me synim të shtrirjes së këtyre ligjëratave edhe në shkollat tjera.
Sipas Ismet Hashanit zëdhënës i policisë temat e ligjëratave që po trajtohen e që po përcillen nga pjesëmarrës të shumtë të klasave të gjashta deri në ato të nëntat është tejet i madh, ndërsa dominojnë temat : Dhuna në familje, Delikuenca e të miturve, siguria në komunikacion, Krimet kibernetike etj./rajonipress/


