Nxënësit e prindërit të Kopërnicës protestojnë kundër mbylljes së shkollës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Vendimin e marrë nga kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati për mbylljen e shkollës fillore “Skënderbeu” në fshatin Kopërnicë ka krijuar pakënaqësi të madhe te komuniteti i fshatit dhe mbi 55 nxënës e 20 arsimtar që përcjellin mësimin në këtë fshat.

Sot që në orët e hershme të mëngjesit shumë fshatar e nxënës me banderola në dorë kanë dalur para oborrit të shkollës për ta kundërshtuar fuqishëm një vendim të papranueshëm që e ka bërë të kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati.

Nënkryetari i bashkësisë së fshatit Kopërnicë për RajoniPress ka bërë të ditur historikun e shkollës dhe kjo shkollë do të mbrohet fuqishëm me mjete demokratike

Në këtë shkollë kanë mësuar të parët tanë kjo shkollë vatrën e diturisë e ka hapur plot para 73 vitesh në vitin 1947-48 në atë kohë ishte katër klasëshe e cila numëronte 124 nxënës në mesin e tyre ishin 83 meshkuj dhe 41 të gjinisë femërore ndërsa në vitin 1958 -59 shkolla bëhet 8 vite ndërsa shkolla ndërtohet në vitin 1956-57 dhe sot të mbyllet kjo vatër e diturisë ku nga kjo shkollë kanë dalë nxënës e nxënëse të profileve të ndryshme kjo është e pa pranueshme dhe ne do ta mbrojmë si sytë e ballit” ka bërë të ditur Rahimaj.

Fundamenti

Rahimaj ka theksuar se nuk ka asnjë arsye që nxënësit e Kopërnicës të udhëtojmë drejt fshatit Hogosht “Ky vendim është jashtë ligjor nuk ka arsye që nxënësit të udhëtojnë në fshatin Hogosht një drejtim është tri kilometra shkolla e Hogoshtit nuk është më e mirë se e jona ne me vet kontribut të fshatrave e kemi rindërtuar këtë shkollë në vitin 2001, përkundrazi shkolla jonë i plotëson të gjitha kushtet dhe jemi si me nxënës poashtu edhe me arsimtarët që punojnë në këtë shkollë jemi shembull në Komunë”.

Prindërit e fshatit të Kopërrnicës njëzëri janë deklaruar se shkolla është e fshatit dhe nuk do të heqin dorë nga kërkesat tyre ata ju kanë bërë apel të gjitha instancave shtetërore që kërkesa e tyre të shqyrtohet dhe të vendoset menjëherë që nxënësit sa më shpejt të fillojnë procesin mësimor në shkollën e tyre të fshatit e cila është ndërtuar me djersën dhe kontributin e gjithë komunitetit.

Fshatarët e Kopërrnicës i thonë jo mbylljes së shkollës sepse kundërshtimi i tyre është i drejtë ndërsa vendimi është i paligjshëm./rajonipress/