United Hospital

Nxënësit e “Nazim Hikmet” nga Dobërçani thyejnë rekordin për herë të tretë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të shtunën, më 28 Mars, 2015, në finalen e madhe të garave në lëndën e kimisë, të cilat i organizon kolegji turk “Mehmet Akif” me lejen e MASHT-it, nxënësit e shkollës “Nazim Hikmet” nga fshati Dobërçan i komunës së Gjilanit, për herë të tretë radhazi kanë thyer rekordin, duke arritur që të triumfojnë në mesin e dymijë e pesëdhjetë (2050) pjesëmarrësve, të marrin pesë vendet e para në nivel të Republikës së Kosovës.

Falë punës së palodhshme të mësimdhënësit të lëndës së kimisë në këtë shkollë, Ilir Kastrati, i cili qe tri vite radhazi arrinë ta thyej çdo parashikim të organizatorëve dhe pjesëmarrësve duke punuar për gjashtë muaj rresht mbas orarit të mësimit, me të vetmin qëllim që ti përgatis nxënësit në mënyrën më të mirë të mundshme, pa kurrfarë kompensimi material.

Rexhep Arifi mësimdhënës në këtë shkollë thotë se edhe në këtë vit,.Ilir Kastrati, kishte përzgjedhur pesë nxënës përmes një testi të brendshëm të shkollës, dhe që nga 1 tetori i vitit 2014, rregullisht ka mbajtur mësim shtesë për të arritur një rezultat të tillë. Falë punës së palodhshme të nxënësve dhe drejtorit të shkollës Fadil Shabani, i cili në vazhdimësi ju ka krijuar kushte për punë, është arritur ky rezultat i përbashkët.

Në ranglistën e klasëve të 8-ta, shkolla jonë është radhitur e para me mesataren e përgjithshme të të gjithë pjesëmarrësve, ndërsa në atë të klasëve të 9-ta, në vendin e dytë.

Në konkurrencën e klasëve të teta, rezultatet përfundimtare në nivel të Republikë së Kosovës janë si vijon:
1. Blerta Kryeziu – vendi i parë
2. Vlera Mustafa – vendi i dytë
3. Lorita Rahimi – vendi i pestë

FIDANISHTJA

Në konkurrencën e klasëve të nënta:

1. Shefqet Salihu – vendi i dytë
2. Edlira Miftari – vendi i katërt

Pra, nga 2050 pjesëmarrës, nxënësit e shkollës sonë ishin në mesin e pesë nxënësve më të mirë të Republikës së Kosovës.

Rezultatet dhe puna e Ilir Kastratit duhet të jetë shembull dhe model i të gjithë mësimdhënësve në komunën e Gjilanit dhe mbarë Kosovës, duke shpresuar që edhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, por edhe Ministria e Arsimit e Kosovës, do të çmojnë dhe të i japin vendin e merituar këtij mësimdhënësi thotë Rexhep Arifi mësimdhënës i dalluar i kësaj shkolle./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.