Uji Dea

Nxënësit e Kamenicës njihen me sigurinë në trafik

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Të enjten në komunën e Kamenicës me iniciativën e Drejtorit Regjional të OSBE-së Ulrich Biffar, në bashkëpunim me shkollat fillore është organizuar ekspozita për sigurinë në trafik.

Në mesin e më se 50 pjesëmarrësve drejtori regjional i OSBE-se dhe Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, përshëndeten nxënësit dhe të pranishmit tjerë, ku edhe cilësuan këtë ekspozitë të një rëndësie të lartë.

Mobi Casa

Në këtë projekt marrin pjesë shumica e komunave të regjionit të Gjilanit dhe kjo ekspozite është lëvizëse pra qëndron nga një javë nëpër komunë, ku qytetarët dhe nxënësit mund ta vizitojnë dhe të votojnë për punimin/pikturën më të mirë në lidhje me sigurinë në trafik.

Ekspozita do të qëndroj e hapur për qytetarë deri me 26.06.2013 në shtëpinë e kulturës “ Isa Kastrati”. Në fund Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, përshëndeti dhe falënderoi misionin e OSBE-së, veçanërisht drejtorin regjional dhe ekipin komunal për ndihmën e vazhdueshme që po i japin komunës se Kamenicës./rajonipress/