ARKATANA

Nxënësit e fshatrave rezultojnë më imun ndaj sëmundjeve, qyteti, ambient më i përshtatshëm për pedikulozë

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Meqë me deformime të boshtit kurrizor janë identifikuar 21 nxënës në qytet dhe 4 nxënës në fshatra, nga ekipet mjekësore rekomandohet gjetja e një zgjidhje për çantat e rënda të nxënësve. Sipas Fejzullah Berishës, drejtor i QKMF-së, janë vlerësuar 30 parametra mjekësorë për gjendjen e përgjithshme shëndetësore si dhe shëndetit oral. Fëmijët tek të cilët janë zbuluar sëmundje ose çrregullime të caktuara, do të referohen për hulumtime të mëtutjeshme tek specialistët përkatës në institucionet shëndetësore.

Rreth 4.300 nxënës të shkollave fillore në Gjilan, të klasave të para, të pesta dhe të nënta, janë përfshirë në një projekt të kontrollimit sistematik shëndetësor, që është realizuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare.

Projekti ka për qëllim zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore te fëmijët e kësaj moshe si dhe trajtimin me kohë dhe adekuat të tyre. Rezultatet e këtij hulumtimi do të jenë tregues shumë i mirë për planifikimin dhe orientimin e politikave shëndetësore në të ardhmen.

Sipas Fejzullah Berishës, drejtor i QKMF-së, janë vlerësuar 30 parametra mjekësorë për gjendjen e përgjithshme shëndetësore si dhe shëndetit oral. Fëmijët tek të cilët janë zbuluar sëmundje ose çrregullime të caktuara, do të referohen për hulumtime të mëtutjeshme tek specialistët përkatës në institucionet shëndetësore.

Projekti ka rëndësi të veçantë për nxënësit, pasi që vlerësohet gjendja aktuale shëndetësore e tyre. Është hera e parë që QKMF-ja bënë vlerësimin e gjendjes shëndetësore të nxënësve në këtë komunë, me një projekt të detajizuar, përmes matjes së kaq shumë parametrave, të cilët në mënyrë gjithëpërfshirëse japin një pasqyrë të plotë mbi shëndetin e nxënësve. “Pas analizës së rezultateve, kemi nxjerr edhe rekomandimet me qëllim jo vetëm të sanimit të problemeve dhe sëmundjeve të identifikuara, por edhe për krijimin e politikave shëndetësore, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore”, ka thënë Berisha. Në këtë projekt janë përfshirë nxënësit e klasave të para, të pesta dhe të nënta, nga të gjitha shkollat e qytetit dhe fshatrave.

UBT

Nga 4653 nxënës të planifikuar, janë kontrolluar 4292, ose mbi 92 për qind e tyre. Është konstatuar se nxënësit nga qyteti kanë një përqindje më të lartë të sëmundjeve dhe patologjive tjera se sa nxënësit nga fshatrat, në disa parametra.

Me higjienë jo të mirë janë identifikuar 12 nxënës nga qyteti, kurse 2 në fshatra, me pediculozë – 281 nxënës në qytet, 125 në fshatra, me deformime të boshtit kurrizor – 21 nxënës në qytet, 4 nxënës në fshatra, me deformitet të kraharorit – 72 nxënës në qytet, 27 nxënës në fshat, me deformitete skeletore – 2 nxënës në qytet, ndërsa në fshatra nuk ka pasur asnjë rast.

Me sëmundje të syrit janë identifikuar 5 nxënës në qytet dhe një nxënës në fshat, me syze kanë qenë 206 nxënës në qytet, 73 në fshatra, me probleme të të pamurit -113 nxënës në qytet, 29 në fshatra. Me sëmundje të veshit – 3 nxënës në qytet, ndërsa në shkollat e fshatrave nuk ka qenë asnjë, me probleme në të dëgjuar – 7 nxënës në qytet, 5 në fshat. Devijime të hundës kanë pasur 317 nxënës nga qyteti dhe 93 nxënës nga fshati. Me probleme të zemrës janë identifikuar 2 nxënës në qytet, ndërkaq në fshatra nuk ka pasur asnjë rast e kështu me radhë. Në të gjithë parametrat, nxënësit e shkollave në fshatra kanë dalë më mirë sa i përket gjendjes shëndetësore.

Me sëmundje organike (SNQ) janë identifikuar 16 nxënës në qytet, 6 në fshatra, me të meta në të folur – 35 nxënës në qytet dhe 22 nxënës në fshatra. Probleme me zhvillim psikik kanë pasur 6 nxënës në qytet, 5 nxënës nga fshatra. Me patologji tjera janë konstatuar 73 nxënës nga qyteti dhe 11 nxënës nga fshatrat. Kurse sa i përket shëndetit oral, gati se në të gjitha shkollat, si ato në qytet, po ashtu edhe në fshatra, janë identifikuar probleme te dhëmbët e përhershëm. Po ashtu, nxënësit nga qyteti, kanë më shumë probleme edhe me dhëmbë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.