UBT

Nxënësit e fshatit të ri, çdo ditë në rrezik, rruga pa zebra dhe shenja komunikacioni

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – EVSB, ngritë shqetësimin për pa sigurinë e nxënësve të fshatit të Ri, dhe atij të fshatit Ramjan. Sfida më e madhe e nxënësve të shkollës fillore”Skender Emërllahu” në Ramjan, është kalimi i rrugës kryesore Rajonale, Gjilan – Ferizaj.

Për të arritur në shkollë, ata duhet të kalojnë përmes kësaj rruge e cila nuk ka zebra.
Kjo rrugë lidhë me dhjetëra fshatra të Komunës së Vitisë, ndërsa nuk ka asnjë shenjë komunikacioni që sinjalizon kalimin e këmbësorëve.

Sipas prindërve, shpeshherë kanë ndodhur lëndime të nxënësve duke e kaluar rrugën.
Prindërit thonë se ka nevojë për zebra, ka nevojë për tabela dhe sinjalizime, këtu komunikacioni është i shpeshtuar, sepse është rrugë Rajonale, këtu ka shumë lëvizje.

GRANDEMALL

Rruga pa sinjalistikë çdo dit rrezikon jetën e nxënësve të kësaj shkolle. Prindërit thonë se situata është mjaftë shqetësuese.

Ata kërkojnë që policia të ndërhyjë duke i dhënë zgjidhje këtij problemi. Vet nxënësit thonë se janë të frikësuar sa herë kalojnë në këtë aks rrugorë.

EVSB, fton organet kompetente që sa më parë të bëjnë zgjidhje për nxënësit, dhe po ashtu ua tërhjekim vërejtjen të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, që t`i respektojnë shenjat e komunikacionit dhe të kenë kujdes të shtuar në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e askujt thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për:Komunën e Vitisë, Imri Emërllahut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.