Fundamenti

Nxënësit e Debëlldehut kërkojnë zgjidhje për transportin

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Me këtë realitet përballen nxënësit e fshatit Debëllde, Komuna e Vitisë, atyre u mungon transporti.

Nxënësit duhet të përshkojnë disa kilometra, për të arritur në shkollën e tyre.
Me gjithë kërkesat e vazhdueshme të prindërve dhe nxënësve çështja nuk është zgjidhur. Nxënësit kërkojnë transport për në shkollë thuhet në reagimin e EVSB-së.

Ndaj për këtë arsye ata janë të shqetësuar dhe kërkesat tona nuk do të ndalen derisa nxënësve tanë tu sigurohet transporti thuhet nga prindërit e nxënësve.

Prindërit kërkojnë nga Komuna e Vitisë, që të marr masa për transportin e nxënësve, për të vijuar mësimet në shkollat e Vitisë.

Prindërit thonë se nuk kanë mundësi të shoqërojnë fëmijët e tyre për në shkollë, ndërkohë që udhëtimi nga fshati për në qytet të Vitisë, është i rrezikshëm e sidomos gjatë dimrit, për shkak të pozitës që ka kjo rrugë malore.

KKVITI

Me dhjetëra nxënës të këtij fshati të cilët gravitojnë në shkollat e mesme të Vitisë, rrezikojnë të mbesin jashtë bankave shkollore, ngase Komuna e Vitisë, nuk po ua siguron transportin, edhe pse premtimet ishin dhënë disa herë nga Kryetari i Komunës, thuhet në reagimin e prindërve.

Nxënësit thonë për të shkuar në shkollë duhet ecur me mbi 20 kilometra.
Prindërit e nxënësve ankohen se nuk kanë mjete financiare për të siguruar transportin, ngase ata jetojnë në varfëri të skajshme dhe se fshati nuk ka asnjë të punësuar.

Banorët akuzojnë kreun e Komunës së Vitisë, se nuk po u përmbahet premtimeve të dhëna, se aj është duke bërë një të pa drejtë të madhe ndaj nxënësve dhe ndaj banorëve të fshatit në përgjithësi, pasi që ata e kanë përkrahur kandidaturën e tij, gjatë zgjedhjeve të fundit Komunale.

Debëlldehu është fshat pranë kufirit me Maqedoninë, dhe nëse Komuna nuk u del në ndihmë që tua siguroj transportin, nxënësit rrezikojnë të mbesin të ngujuar, sidomos gjatë stinës së Dimrit, thuhet në reagimin e koordinatori të EVSB-së, për:Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/