Eko Higjiena

Nxënësi shqiptar takon kancelaren Merkel dhe bën foto me të

/ 2 minuta lexim
FITORJA

“Unë i fola asaj pa menduar dy herë dhe e luta për një fotografi”, thotë Rafaeli. Merkel u tha truprojave që të më linin rehat dhe pranoi të bënte një fotografi me mua.

I riu shqiptar Rafel Luka nga qyteza Flawil (St. Gallen, Zvicër) gjatë një qëndrimi në Berlin ka parë kancelarin gjermane Angela Merkel dhe ka vendosur që patjetër të bënte një fotografi me të.

Në fakt ai dëshironte vetëm edhe pak të shëtiste nëpër Berlin dhe të vizitonte Bundestagun, tregon rafali për 20minuten.ch. Atje po qëndronte një grumbull gazetarësh, të cilët i kishte pyetur nëse pritej të vinte aty kancelaria Merkel. Kur ata i pohuan, Rafaeli vendosi të priste.

ARKATANA

Kur makina e zezë me zonjën Merkel u afrua, ai shfrytëzoi menjëherë shansin: “Unë i fola asaj pa menduar dy herë dhe e luta për një fotografi”, thotë 19 vjeçari. Së pari ajo e shmangu të riun por kjo nuk ishte arsye që ai të dorëzohej. “Unë, thjesht e pyeta edhe një herë”. Pas kësaj i ishin afruar truprojat e kancelares dhe e kishin lutur që të largohej.

“Por Merkel u tha atyre që të më linin rehat dhe pranoi të bente një fotografi me mua. U befasova shumë”, thotë Rafaeli. Atij i kishte lënë përshtypje në mënyrë te veçantë sjellja e relaksuar e kancelares.

“Gruaja më e fuqishme në botë ishte krejtësisht e relaksuar”, thotë Rafaeli. Megjithëse ai nuk kishte mundësi të bisedonte me kancelarin Merkel, ky takim ishte për të “kujtimi ë i bukur i pushimeve në jetën e tij”./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.