United Hospital

Nxehtë sot, temperaturat shkojnë deri në 35 gradë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Priten edhe vranësira lokale dhe rrallëkund ndonjë rigë ose rrebesh i dobët shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 35 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por në disa zona priten vranësira të shtresave të larta pa reshje atmosferike. Temperaturat pritet të rriten pak më shumë se ditëve të kaluara.

Të Martën siç kemi theksuar dhe parashikuar ekskluzivisht disa ditë më radhë vetëm në MeteoBallkan parashihet destabilizim i atmosferës me rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Reshjet do të jenë tipike verore dhe do të jenë të karakterit lokal, por në disa zona mund të ketë rrebeshe intensive dhe breshër. Natyrisht shumë zona do të mbesin me pak reshje apo reshje fare. Temperaturat do të pësojnë ulje (afatshkurtër) me depërtimin e frontit të dobët, të ftohtë ajror i cili do të jetë shkaktar për këtë destabilizim të atmosferës që pritet të Martën.

Uji Dea

Rrebeshe lokale priten në Kosovës, veri dhe lindje të Shqipërisë, veri dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut, veri të Malit të Zi dhe pjesë të Luginës së Preshevës.

Përsërisim prapë se reshjet do të jenë të izoluara, prandaj nuk do të kenë fatin të përfitojnë të gjitha rajonet, madje as gjysma.

E Mërkura vjen e nxehtë me diell dhe vranësira lokale./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.