UBT

Nushi, në ligën amerikane?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ai mund të bëhet pjesë e Major Soccer Leage (MSL), gjegjësisht e klubit D.C. United të Uashingtonit.

Lojtari i kombëtares kosovare të futbollit dhe deri dje lojtar i St. Gallenit të superligës zvicerane, Kristian Nushi pritet që së shpejti të kalojë në ligën amerikane të futbollit. Ai mund të bëhet pjesë e Major Soccer Leage (MSL), gjegjësisht e klubit D.C. United të Uashingtonit, shkruan sport-fan.ch.

Eco Higjiena

Pasi që nuk ka mundur të merret vesh me St.Gallenin për nënshkrimin e një kontrate të re, 31 vjeçari Nushi ishte ndodhur para dilemës se ku do të vazhdonte karrierën e tij. Fillimisht pritej se do të nënshkruante me FC Aarau, por kjo e fundit ndërkohë ka nënshkruar me futbollistin Dusan Djuric.

Nushi ka qëndruar ditëve të fundit në kryeqytetin amerikan për të marrë pjesë në stërvitjet provuese dhe ka lënë atje përshtypje të mira. “Trajneri dëshiron të më ketë”, thotë ai. Ka qenë dëshirë e kamotshme e tij që të fusë risi në jetën prej futbollisti, gjegjësisht të provojë edhe ndonjë ligë tjetër. E vetmja shije e hidhur që mund të ketë nga kjo përvojë është se mund t`i ndërpritet procedura për shtetësinë zvicerane në rast se mbetet për kohë të gjatë jashtë vendit, përfundon sport-fan.ch./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.