Mobi Casa

Nushi: Kosova po noton në turbullira e mjegull

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Majlinda Nushi kryetare e PSD-së në tubimin përmbyllës në Gjilan tha se Kosova nuk po ecën me ritëm të dëshirueshëm pasiqë imazhi i saj është fokusuar në krim të organizuar e korrupsion. Kosova meriton një jetë më të dinjitetshme dhe PSD i ka kapacitetet që ta bëjë këtë. Ismet Hajdini tha se PSD po rritet çdo ditë në Gjilan.

Edhe dega e PSD-së në Gjilan të enjten e ka mbyllur fushatën parazgjedhore. Majlinda Nushi kryetare e PSD-së tha se Kosova nuk po ecën me ritmin e dëshiruar sepse rruga për në Evropë është me plotë sfida derisa Kosova ka krijuar para botës një imazh të keq ku dominon krimi e korrupsioni, raporton rajonipress.

Nushi tha se PSD ka kapacitete që të shtyjë proceset përpara edhe pse disa na thonë se jemi parti e vogël.”PSD ka njerëz të profesionalizuar dhe autoritativë që mund të ndihmojnë shumë në ndërtimin e imazhit të një Kosove evropiane e të civilizuar” tha ajo.

Uji Dea

Nushi tha se Kosova po noton në ujëra të turbullta e të mjegulluara .”Kosova meriton një jetë më të dinjitetshme e jo kështu siç jemi tani me shumë të papunë, drejtësia nuk funksionon fare. PSD synon pushtet për qytetarin e jo për pushtetarin “ tha Nushi.

Kurse Ismet Hajdini kryetar i PSD-së tha se PSD në Gjilan po rritet çdo ditë sepse ka aderime të shumta nga të gjitha profilet.”Kemi vizituar shumë lagje e fshatra dhe kemi vërejtur se qytetarët janë të interesuar të ndryshojnë dhe ne si PSD presim shumë nga këto zgjedhje në Gjilan” tha Hajdini./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.