Fundamenti

Nushi: Gjilani shpresa e PSD-së

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Majlinda Nushi tha se PSD në Gjilan vazhdon të jetë njëra ndër degët që ka funksionuar mirë dhe jep kontributin më të madh në vazhdimësi edhe në kuadër të qendrës .

Drejtues të Partisë Social Demokrate të Kosovës (PSD), të udhëhequr nga kryetarja Majlinda Nushi kanë qëndruar të premten në Gjilan, të cilën komunën e kanë cilësuar si mbështetëse më e madhe e social demokracisë në vend, e ku ky subjekt në zgjedhjet e ardhshme do të jetë edhe më e fuqishme.

Majlinda Nushi kryetare e PSD-së ka thënë se është koha e socialdemokracisë edhe në Kosovë sepse fryma e social demokracisë derisa tha se qëllimi i vizitës në Gjilan është për tu njohur me aktivitetin e degës pasi konsiderojnë se Dega e Gjilanit është më aktivja dhe më e forta në vend.

UBT

Nushi tha se PSD në Gjilan vazhdon të jetë njëra ndër degët që ka funksionuar mirë dhe jep kontributin më të madh në vazhdimësi edhe në kuadër të qendrës dhe realisht është shpresa e madhe e PSD-së.

Rreth koalicionit të PSD me PDK-në në Gjilan, ajo tha se nuk ka qenë e përfaqësuar në procedurat e të kaluarës dhe do të sheh përpara e jo pas, por vlerësoi se koalicioni pjesërisht ka qenë funksional, ndërsa vlerësoi socialdemokratët e Gjilanit që përfaqësuan brenda këtij koalicioni, vlerat socialdemokrate me dinjitet.

Edhe , Kaqusha Jashari, ka vlerësuar se Gjilani është vendi ku socialdemokracia përkrahet më së shumti andaj edhe është shpresa e PSD-së. Ndërkohë që Ismet Hajdini kryetar i degës së PSD në Gjilan, ka thënë se tani kanë përfituar edhe një përvojë edhe si organizim partiak edhe duke qenë pjesë e bashkëqeverisjes dhe se thotë të ketë interesim të të rinjve për PSD-në./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.