UBT

Nuri Seferi, më 23 gusht, kundër Garreth Wilsonit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Boksieri shqiptar Nuri Seferi më 23 gusht do të zhvillojë meçin kundër boksierit amerikan Garreth Wilson. Kështu ka bërë të ditur të dielën për “kosovaboxing.org” vetë boksieri nga Maqedonia.

Ky meç do t`i shërbejë Seferit të përmirësojë bilancin dhe të ngrihet në renditje, pasi në rast të fitores mund të marrë vendin e parë apo të dytë në versionin WBO.

Hidromorava

Po ashtu me fitore ai do të renditej në mesin e dhjetë më të mirëve në versionin IBF, ku Wilson renditet i 11-ti. “Kam nënshkruar kontratën që më 23 gusht në Rumani boksoj kundër amerikanit Wilson. Kundërshtari do të jetë i vështirë, por unë kam besim në veten time dhe do të triumfoj”, ka thënë Seferi.

Wilson deri më tash ka zhvilluar 20 meçe profesioniste dhe ka bilanc prej 13 fitoreve (7 KO), 6 humbjeve dhe një barazimi. Seferi ka 33 fitore (20 KO) dhe 6 humbje. “Dua që sërish të zhvilloj një meç me kundërshtar të denjë. Shpresoj që gjithçka të shkojë sipas planit më 23 gusht”, ka shtuar Seferi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.