Fundamenti

Nuri Seferi kërkon titullin e kampionit të botës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nuri Seferi, kampioni aktual i Evropës në boks në peshën e tij, kërkon të jetë kampion i botës.Boksieri shqiptar i ka kërkuar duel kampionit të botës në boks, Marco Huck, duke e sfiduar atë, në tentim për t’ia marrë brezin e artë.

Shqiptari i Maqedonisë e ka ftuar boksierin nga Novi Pazari, Huck për një ndeshje mes tyre.

“Marco Huck URIME për fitoren e mbrëmshme kundër Larghetti. Ajo ka qenë një ndeshje e shkëlqyer nga ju të dytë. Tani është koha të luftosh ndaj meje”, ka shkruar fillimisht Seferi në Facebook.

UBT

Ai ka shtuar se është numri 3 aktualisht në botë për boksin profesionist të peshës së vet dhe se është i bindur se do të jetë së shpejti numri 1 në botë.

“Unë jam kampioni aktual i Evropës dhe Nr. 3 në botë. Të sfidoj tani edhe zyrtarisht përmes kësaj komunikate. Unë e dua patjetër luftën për titullin e botës dhe jam i bindur se do e fitoj atë”, ka shkruar Seferi. /albeu/