Fundamenti

Numri i vogël i azilkërkuesve favorizon liberalizimin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Rënia e numrit të azilkërkuesve kosovarë në vendet evropiane vlerësohet si argument favorizues për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, pasi arsyeja kryesore e hezitimit të Francës, të Holandës dhe të Gjermanisë në këtë proces vjen nga frika e migrimit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Numri i kërkesave për azil në shtetet e Bashkimit Evropian dhe të Zonës Shengen nga ana e kosovarëve ka shënuar rënie gjatë vitit 2018. Sipas statistikave të EUROSTAT-it, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti Kosova nuk renditet në mesin e 30 shteteve të para për nga numri i azilkërkuesve. Gjatë këtij viti sipas këtyre të dhënave numri i azilkërkuesve nga Kosova është 2865 në vendet evropiane, që përbën një rënie të konsiderueshme e krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të vitit 2017..

FIDANISHTJA

Kjo vlerësohet si një argument favorizues për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave pasi hezitimi i disa shteteve si Franca, Holanda e Gjermania në këtë proces vjen pikërisht për shkak të frikës për migrim masiv. Deputetët dhe njohësit e proceseve integruese thonë se rënia e numrit të azilkërkuesve gjatë lobimit për liberalizim duhet të përdoret si argument se qytetarët e Kosovës nuk përbëjnë rrezik për migrim në vendet evropiane.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se janë shumë të rëndësishme statistikat e publikuara së fundmi nga EUROSTAT-i për personat që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, pasi Kosova nuk bën pjesë as në vendet e 30-ta për nga numri i azilkërkuesve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.