GRANDEMALL

Numri i të infektuarve vazhdon të rritet, apelohet për kujdes dhe respektim të masave

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Ndonëse sot është bërë një vit, që kur komuna e Vitisë ishte futur në karantinë, si pasojë e rasteve të para me Covid 19, megjithatë, rastet e të infektuarve në këtë komunë vazhdojnë të shënojnë rritje edhe sot. Aktualisht, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 10 raste të reja, kurse 12 janë të hospitalizuar.

Ndërkohë që prej 13 marsit 2020 e deri më sot, në komunën e Vitisë janë konfirmuar 1278 raste me COVID-19, 1106 pacientë janë shëruar, 106 raste janë aktive, ndërsa fatkeqësisht 56 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virus.

Në mbledhjen e sotme të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, u tha se situata momentale pandemike nuk është e mirë dhe me tendencë të rritjes së rasteve të reja.

Hidromorava

Gjithashtu, u kërkua shtim i angazhimit për ta mbajtur situatën nën kontroll dhe u apelua te qytetarët për respektim të masave anti covid.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, falënderoi gjithë mekanizmat e përfshirë në Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, për përkushtimin në menaxhimin e situatës gjatë këtij 1 vjeçari përballje me Covid 19./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.