Eko Higjiena

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Numri i serbëve të Kosovës po zvogëlohet me shpejtësi, por jo më shpejt se shifrat në shumë rrethe në Serbi.

Kështu shkruan Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, referuar një raporti të ESI (European Stability Iniciative), pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në letrën që iu kishte drejtuar liderëve evropianë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE kishte thënë se ka “terror ndaj serbëve të Kosovës” për t’i dëbuar nga Kosova.

E një deklaratë e tillë e presidentit serb demantohet edhe nga një raporti i ESI-t, për të cilën shkruan Knaus.

“Numri i serbëve të Kosovës po zvogëlohet me shpejtësi, për shkak të ‘terrorit shqiptar’. Në fakt, një raport i ri i ESI zbuloi: ai po tkurret shpejt. Por, jo më shpejt se shifrat në shumë rrethe në Serbi… Pra, edhe këto pretendime janë thellësisht mashtruese.”, shkruan Knaus.

Ky raport i ESI-it thekson se rënia e numrit të nxënësve serbë të shkollave fillore në Kosovë është dramatike, 26 për qind, por duke parë 25 distriktet në Serbi tregon se ka pasur një rënie më të madhe të numrit të nxënësve në 22 nga 25 rrethe sesa në shkollat serbe të Kosovës.

Mobi Casa

“Dhe numri i nxënësve në entitetin me shumicë serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, një njësi brenda një shtetit federal me kompetenca të konsiderueshme, tregon një rënie edhe më të madhe…”, thuhet tutje.

Në raportin e ESI-it, ndër arsyet për zvogëlimin e popullsisë thuhet se është plakja e popullsisë dhe rënia e natalitetit.

Knaus më tej thotë po ashtu se asnjë raport i Këshillit të Evropës nuk ka gjetur se “ka terror ndaj serbëve të Kosovës”.

Ai potencon sulmin terrorist në veri të Kosovës në shtator të vitit 2023, që u udhëheq nga nënkryetari i partisë aleate të Vuçiqit në Kosovë, Milan Radoiçiq.