KKVITI

Numri i rasteve të prekura me kancer, është duke u rritur për çdo vit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut Nazmije Demolli-Kastrati, ka vizituar QKMF-në në Kamenicë me rastin e katër shkurtit Ditës Ndërkombëtare të luftës kundër kancerit. Qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë rritja e ndërgjegjësimit të luftës kundër epidemisë globale të kancerit.

Koordinatorja Nazmije Demolli – Kastrati tha se qytetarët duhet të jenë të vetëdijesuar nga rreziqet që mund të prekin shëndetin e tyre dhe duhet që të bëjnë kontrolla të shpeshta.
“Veprimet dhe aktivitetet e ndërmarra nga çdo individ dhe institucion ndihmojnë për të zvogëluar barrën e sëmundjes së kancerit”, u shpreh ajo.

UBT

Ndërkaq, Kryeinfermerja e QKMF-së Nafije Ajvazi tha se numri i rasteve të prekura me kancer, është duke u rritur për çdo vit, gjë që është mjaft shqetësuese.
“Sëmundja zbulohet me analiza histopatologjike në shërbimin tercial ku vije deri te diagnoza. Rastet që paraqiten në QKMF trajtohen, sidomos ato në stadin terminal, ku mjeku dhe motra shkojnë e i kryejnë shërbimet shëndetësore në shtëpi të pacientit”, deklaroi kryeinfermerja Nafije Ajvazi.

Poashtu, NJKDNJ ka bërë shpërndarjen e fletushkave që i kushtohen kësaj dite./rajonipress/