UBT

Numri i nxënësve shqiptarë çdo vit në rënie

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Procesi edukativo arsimorë për vitin shkollorë 2014/2015, ka filluar më 1 Shtator nëpër të gjitha shkollat fillore në Sërbi, sa i përket shkollave fillore shqipe në komunën e Bujanocit ato kanë bërë parapërgaditjet për një fillim të mbarë.

Shkolla fillore “Ali Bektashi” në Nesalc dhe paralelet e ndara në fshatrat Letovic dhe Osllarë, këtë vit janë përballur me rënien e numrit të nxënësve një dukuri që po e përcjedhë këtë insitucion arsimorë viteve të fundit.

Gjithsej janë mbi 300 nxënës që vijojnë mësimin në shkollën fillore “Ali Bektashi” në Nesalc së bashku me paralelet e ndara. Për shkak të numrit të vogël të nxënësve këtë vit mësimi do të zhvillohet vetëm në një ndërrim, dhe ky ësht një shqetësim për të gjith u shpreh pedagogu i kësaj shkolle Xhelal Azizi.

ARKATANA

Në paralelën e ndarë në Letovic numri i nxënësve ka rënë për rreth 60% në krahasim me vitet e kaluara thotë profesori i lëndës së fizikës Ali Latifi, duke shtuar se këtë vit shkollorë në klasën e parë janë regjistruar vetëm 8 nxënës. Janë dy faktorët kryesorë që po ndikojnë në rënien e numrit të nxënësve, migrimi i familjeve shqiptare në vendet perëndimore dhe rënia e natalitetit, kjo po ndikon që nga viti në vit umri i nxënësve po përgjysmohet.

Rënia e të numrit të nxënësve ka pothuajse në të gjitha shkollat në Luginë të Preshevës, si pasojë e faktorëve të lartpërmendur. Vlenë të theksohet se, me rënien e numrit të nxënësve po përballen pothuajse të gjitha shkollat në Sërbi, kjo si pasojë e rënies së natalitetit./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.