Eko Higjiena

Numër i madh i të interesuarve për ndjekjen e trajnimeve në UBT

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Akademia Ekzekutive për Zhvillim Profesional e UBT-së, nga java e ardhshme do të fillojë me trajnimet profesionale për teknologji informative, harduer e softuer dhe rrjeta kompjuterike, ndërkaq të gjitha këto do të zhvillohen në kuadër të programit të Cisco Networking Academy.

Si rezultat i punës së bërë nga kjo akademi, mbi 200 persona kanë aplikuar për t’i ndjekur këto trajnime, duke përfshirë studentë dhe ekspertë nga industria.

ARKATANA

Sipas organizatorëve, qëllimi i UBT-së është që të krijojë lehtësira për studentët dhe njerëzit e tjerë, duke u mundësuar atyre trajnime shumë cilësore dhe me çmime të arsyeshme, teksa afati për aplikim do të jetë i hapur deri më 15 shkurt.

UBT është e certifikuar si Akademi Ekzekutive për Zhvillim Profesional nga Cisco Networking Academy, me seli në SHBA, dhe në këtë mënyrë, ky institucion është ofruesi më i madh i trajnimeve dhe certifikimeve në fushën e teknologjisë informative, të cilat përcillen me nivel të lartë të përgatitjes së mësimdhënësve, me salla të pajisura me kompjuterë dhe laboratorë për kryerjen e ushtrimeve praktike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.