Fundamenti

Numër i madh i kosovarëve ilegalë në Zvicër

/ 3 minuta lexim
United Hospital

​Një burrë paraqitet te sporteli i shërbimit civil të Bernës dhe kërkon një dokument zyrtar, duke prezantuar lejen e qëndrimit në Zvicër.

Ai thotë se është shtetas polak dhe banon ne periferi të Bernës. Pasi që nëpunësi e shikon me aparat special, del se dokumenti ishte i falsifikuar. “Polaku” në fjalë që doli se ishte kosovar, po mbahet në burg për hetime. Ai ka udhëtuar me dokumente false polake dhe si “shtetas i BE-së” ka punuar në të zezë në një restorant në Bernë. Policia është duke zhvilluar hetime ndaj njerëzve që ia kanë siguruar “lejen e qëndrimit” të Zvicrës dhe e kanë kontrabanduar në Zvicër.

Por, ndërkaq burime tjera nga autoritetet zvicerane konfirmojnë trendin në rritje të rasteve të ngjashme, shkuan nzz.ch.
“Numri i shtetasve kosovarë ë cilët po ndalohen për shkelje të ligjit për të huaj është rritur në mënyrë të dukshme gjatë muajve të fundit”, ka thënë Alexander Ott, shef i Policisë për të Huaj dhe i shërbimit civil të Bernës. “Aktualisht, kosovarët janë në krye të listës së të huajve të ndaluar (arrestuar). Shumë prej tyre vijnë me dokumente false dhe punojnë këtu në të zezë.

“Të huajt nga vendet e treta dhe me kualifikime të ulëta, nuk kanë pothuaj asnjë shans të vijnë në Zvicër përmes rrugëve legale. Por ata janë shumë të kërkuar në ndërtim, gastronomi ose bujqësi si fuqi tepër e lirë punëtore” thotë Ott, transmeton albinfo.ch. Policia për të Huaj e Bernës konsideron se mbrapa udhëtimeve ilegale në shumë raste qëndrojnë klanet e bashkëvendësve të personave në fjalë dhe operojnë nga jashtë.

Fundamenti

Edhe Rojat Kufitare (GWK) kanë përvoja me rritjen e numrit të kosovarëve që hyjnë ilegalisht në Zvicër. GWK ka arrestuar nga fillimi i vitit 369 shtetas kosovarë me dyshimin për qëndrim ilegal në Zvicër. 292 arrestime janë bërë në kufij, 77 në aeroporte. Me këto shifra, kosovarët hyjnë në mesin e shtetasve që kanë shkelur më së shpeshti ligjin për të huajt.

Kosova është i vetmi vend evropian në “Top Dhjetëshin” e shteteve me më së shumti migrantë ilegalë të kapur në Zvicër, thonë burimet shtetërore.

Nga ana tjetër GWK nga fillimi i vitit ka arrestuar 27 shtetas kosovarë me dyshimin për aktivitete kontrabande me njerëz. Dhe ky numër është pothuajse një e treta e të gjithë kontrabandistëve të arrestuar marrë së bashku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.