UBT

Nuland: Themelojeni Specialen, mos i vini në pikëpyetje marrëdhëniet tona!

/ 2 minuta lexim
HW

Ndihmëssekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë të zhgënjyera kur nuk janë votuar ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Në një intervistë për televizionin publik, Nuland tha se themelimi i Gjykatës do ta ndihmojë edhe SHBA-në në mënyrë që Kosova të ecë përpara.

“Është shumë me rëndësi që të themelohet Gjykata dhe shpresoj se do të ketë edhe një votim tjetër për këtë para pushimeve verore”, ka thënë Nuland.

Ajo po ashtu ka thënë se nëse Kosova nuk e krijon vet Gjykatën, atë do ta bëjë OKB-ja dhe se marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare mund të vihen në pikëpyetje.

HW

“Ne nuk duam që të ndodhë kjo, sepse ne duam që Kosova të ecë përpara me Evropën dhe me neve”, ka thënë Nuland.

Ajo ka folur edhe për korrupsionin si dhe dialogun me Serbinë. Nuland tha se nëse Kosova dëshiron që të ketë investime nga jashtë atëherë duhet të luftohet korrupsioni.

Zyrtarja amerikane ka folur edhe për terrorizmin ku, sipas saj, Kosova ka marrë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.