ARKATANA

Nuland shmangu Ymerin, Haradinajn e Limajn, por në Tiranë takon të Bashën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Diplomatja e lartë amerikane erdhi në Kosovë duke dhënë porosi të qarta për politikanët kosovarë. Në takimet me zyrtarët më të lartë shtetërorë të vendit ajo e ritheksoi atë që Ambasada Amerikane në Kosovë e ka thënë disa herë.

Sipas Victoria Nuland, lufta kundër korrupsionit duhet të bëhet më e fortë dhe e dukshme.

Bazuar në deklarata e lëshuara nga zyrat e presidentit, kryeparlamentarit dhe kryeministrit, Nuland citohet të ketë kërkuar veprime konkrete dhe lëvizje para vjeshtës. Një prej tyre është edhe ratifikimi i demarkacionit.

Por ajo që ka rënë shumë në sy gjatë kësaj vizite disa orëshe në Prishtinë është bojkotimi total që diplomatja amerikane i bëri opozitës kosovare.

Derisa pasdite sot ajo do të qëndrojë në Tiranë dhe do të takojë liderët shtetërorë të Shqipërisë, përfshirë edhe liderin opozitar, Lulzim Bashën, ajo në Prishtinë shmangu drejtuesit e tri partive opozitare.

ARKATANA

Madje për këtë mos takim, edhe pse ëhstë zbardhur disa ditë më herët agjenda e takimeve, nuk ka pasur asnjë reagim nga zyrtarët e këtyre partive.

Nënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi, deklaroi sot për Express se s’e nuk e di pse Ndihmës Sekretarja Amerikane, Victria Nuland s’e takoi Ramush Haradinajn, Visar Ymerin e Fatmir Limajn.

“Por, është me rëndësi shumë përkrahja e SHBA’së për stabilitet në Kosovë dhe Ballkan. Është e sigurt se në takimet e Nuland me zyrtarët e Kosovës krye temë ishte lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit që i është bërë edhe vërejtje Qeverisë”, ka thënë Isufi.

Pavarësisht kësaj, Isufi ka thënë se qëndrimi i tyre mbetet i njëjtë për demarkacionin për shkak se janë të sigurt për gabimin e Komisionit Qeveritar që nuk përcakton vijën e drejtë kufitare me Malin e Zi./lajmi.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.