Fundamenti

Nuland në Beograd porosit udhëheqësit serbë të normalizojnë marrëdhëniet me Kosovën

/ 4 minuta lexim
HW

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit Victoria Nuland pret nga Serbia që të çojë përpara bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, u tha zyrtarëve të Beogradit se Shtetet e Bashkuara janë të interesuara të shohin Serbinë në familjen e vendeve evropiane.

Nuland qëndroi të martën në Beograd për të takuar udhëheqësit më të lartë politikë të Serbisë në kuadër të vizitës që po i bën rajonit.

Ajo e shfrytëzoi këtë vizitë për të nxitur Kosovën dhe Serbinë që të çojnë përpara bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Para se të vizitonte të dyja vendet ajo tha se Kosova dhe Serbia po bëjnë përparim në shërimin e plagëve të së kaluarës dhe arritjen e marrëveshjeve për të jetuar si fqinjë të mirë. Por, puna është larg të qenit e përfunduar.

Ajo shprehu siç tha dëshirën që viti 2015 të jetë periudhë e avancimit të bisedimeve, në mënyrë që Bashkimi Evropian të hap kapitujt e negociatave me Serbinë dhe të nënshkruajë marrëveshjen e stabilizim asocimit me Kosovën. Por, kjo kërkon vendime kurajoze në Prishtinë dhe Beograd, tha ajo duke u bërë thirrje palëve që siç tha, të shfrytëzojnë këtë moment.

Udhëheqësit politikë serbë thanë se i kanë shprehur zonjë Nuland përkushtimin ndaj bisedimeve me Kosovën, të cilat janë kusht për përparimin drejt integrimeve evropiane. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, por është përfshirë në bisedime në shkëmbim të integrimeve.

Zonja Nuland gjatë qëndrimit në rajon ka shprehur shqetësimin e saj me faktin se siç tha, korrupsioni mbetet pengesa kryesore e përparimit në Ballkanin perëndimor. Ai është kancer që shtrydhë fuqinë e demokracive dhe çon në papunësi dhe trazira. Për më tepër, ai krijon dobësi që autokratët dhe ekstremistët e dhunshëm mund t’i shfrytëzojnë, tha thënë ajo.

Uji Dea

Ndihmës sekretarja Nuland e cila të mërkurën shkon në Ukrainë, diskutoi me shefin e diplomacisë serbe Ivica Dacic, i cili kryeson Organizatën për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, për rrugët e zgjidhjes së krizës në Ukrainë.

Serbia është vënë në mes të synimeve për integrimet në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve emocionale e kulturore me Moskën, posaçërisht për shkak të qëndrimit të saj kundër pavarësisë së Kosovës që u shpall në vitin 2008 më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës perëndimore. Për shkak të kësaj qasjeje ajo ka refuzuar të mbështesë sanksionet evropiane ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës.

Javën e kaluar Rusia i vuri veton një projekt-rezolute të Kombeve të Bashkuara që e dënonte si akt gjenocidi masakrën e Srebrenicës

Presidenti serb Tomislav Nikoliç, tha të martën se rezoluta e cila ishte mbështetur nga Shtetet e Bashkuara do të mund të nxiste konflikte në vend të pajtimit, ndërsa u shpreh i dëshpëruar që Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për Srebrenicën, me të cilën dënohet gjenocidi i kryer 20 vjet më parë.

Më 11 korrik të vitit 1995, trupat e serbëve të Bosnjës, pushtuan Srebrenicën, një qytet që ishte shpallur “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara, duke ekzekutuar rreth tetë mijë mysliman boshnjak. /Zëri i Amerikës/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.