HW

Nuland i bën presion Serbisë të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Marrëveshja për Stabilizim Asocim është një traktat ndërkombëtar, e cila kur të nënshkruhet do t’i jepte Serbisë statusin e një shteti të asocuar me BE-në.Në mesin e obligimeve që Serbia do të duhet t’i pranojë pas MSA-së do të jetë ngritja e zonës së lirë tregtare dhe harmonizimi i ligjeve shtetërore me ligjin e BE-së.

“Dëshirojmë që viti 2015 të jetë vit i përparimit në dialogun Prishtinë – Beograd në mënyrë që BE të mund të hap kapitujt për Serbinë dhe të nënshkruajë MSA-në me Kosovën”, ka thënë zëvendëssekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, raporton Sputnik.

Nuland ka pranuar se Serbisë do t’i duhet të bëjë koncesione ndoshta të pakënaqshme për t’i përmbushur kushtet e BE-së për sa i përket MSA-së, të cilat SHBA i përkrah.

“Por kjo do të kërkojë vendime të guximshme si nga Prishtina ashtu edhe nga Beogradi. Dhe sërish, bashkë me BE-në, Amerika thotë: kapeni momentin dhe ne do t’ju ndihmojmë”, ka theksuar ajo, transmeton Koha.net.

Eco Higjiena

Më 1999, SHBA dhe aleatët e saj në NATO ndërmorën fushatën bombarduese kundër Serbisë për 78 ditë që çliruan Kosovën dhe iu dha e drejta për pavarësi.

“Kosova dhe Serbia janë duke shënuar progres në shërimin e plagëve të së kaluarës dhe po krijojnë ujdi për të jetuar si fqinj të mirë”, shtoi Nuland.

Megjithatë, vazhdoi ajo, “duhet ende punë për të arritur në finish”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.