FIDANISHTJA

Nuland e quan demarkacionin problem ‘artificial’ dhe të ‘sajuar’

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

“Kuvendi i Kosovës duhet që, gjatë kësaj vere, të gjejë zgjidhje sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë ndihmëssekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland në një intervistë ekskluzive për RTK-në.

Sipas saj, “debati për këtë çështje në Kuvend është relativisht artificial dhe problemi është i sajuar”.

Nuland ka potencuar se “Kosovës i duhet një kuvend funksional ku politikanët debatojnë për të gjetur zgjidhje të çështjeve, e jo që të hedhin gaz lotsjellës ose të bojkotojnë e të bëjnë gjëra të tilla”.

“Shtetet e Bashkuara e mbështesin marrëveshjen me Malin e Zi, sepse kjo është çështje e sovranitetit për Kosovën”, potencoi Asistentja e Sekretarit Amerikan, duke shtuar se SHBA-të kanë njëzet vjet që investojnë në sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ajo.

United Hospital

Përmes këtij adresimi në RTK, Nuland ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që t’i adresojnë problemet të cilat populli i Kosovës pret që të zgjidhen, siç janë, pastrimi i sistemit të drejtësisë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Sa i përket luftës kundër terrorizimit, zyrtarja e lartë amerikane tha se, Kosova ka arritur përparim, por ajo shtoi se duhet punë më e madhe në këtë drejtim, duke u fokusuar, siç tha, në zhvillimin ekonomik.

“Kur papunësia ndër të rinjtë është në nivel aq të lartë, veçanërisht jashtë qyteteve, të rinjtë bijnë pre e rekrutimit nga grupet ekstreme”, ka thënë ndihmëssekretarja amerikane, Victoria Nuland, në intervistën ekskluzive për Radiotelevizionin e Kosovës, të cilën, të plotë mund ta ndiqni sonte (e diel), menjëherë pas edicionit qendror të lajmeve, me fillim nga ora 20.00. (RTK)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.