Eko Higjiena

Nuk zgjidhen parregullsitë në universitete

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kandidatë për studentë, por edhe organizata studentore kanë denoncuar shkeljet gjatë pranimit të studentëve nëpër universitete. Një muaj pas fillimit të vitit akademik, nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka larguar nga ligjëratat studentin Vedat Veselin nga Reçaku, i cili ishte pranuar si student në këtë Universitet në afatin e korrikut.

Arsyeja është se atij i kanë munguar dy foto.

Ky kandidat ka paraqitur ankesë edhe në Ministrinë e Arsimit, te zyra e Inspektoratit, por që ende nuk ka marrë përgjigje.

Mufail Veseli, babai i tij që ka deponuar ankesën në ministri, thotë se në zyrën e Inspektoratit i kanë thënë se do ta lajmërojnë me telefon.

HW

Por, ai thotë se ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje, pavarësisht se ditët po ecin dhe ligjëratat po i ikin të birit.

“Po presim edhe këtë javë nga ministria sepse djali im është pranuar me meritë dhe e kanë hequr nga lista pasi ka filluar ligjëratat. Përveç kësaj, më herët nuk është lajmëruar fare se i duhen dhe dy foto”, ka thënë ai për gazetën.

Gazeta “Zëri” ka mësuar se Ministria e Arsimit ka dërguar një kërkesë-urdhëresë të gjitha universiteteve publike që të përmbyllin procesin e lëshimeve në këto institucione gjatë pranimit të kandidatëve të rinj.

“Prej datës 02.10.2016 deri më datën 25.10.2016 universitetet kanë qenë të obliguara të mbyllin fazën e ankesave dhe shqyrtimin e lëshimeve”, thotë ky burim brenda MASHT-it për gazetën./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.