Nuk vlejnë standardet e njëjta për deputetët që ndezën gazin në Kuvend

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtine – Për veprimet e njëjta, ndezjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, katër deputetët e opozitës që bënë këtë po trajtohen ndryshe nga organet e drejtësisë.

Kështu mendon avokati i deputetes së AAK-së Donika Kadaj-Bujupi, i cili ka reaguar pasi gjyqtarja e krimeve të rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Alltëne Murseli, vendosi që deputetin e “Vetëvendosjes”, Ismajl Kurteshi, dhe atë të “Nismës” t’i sigurojë gjatë procedurës penale ndaj tyre, duke i lënë në arrest shtëpiak për tridhjetë ditë, shkruan sot Koha Ditore.

E njëjta gjyqtare “kuvendoi” edhe caktimin e masës së sigurisë për Kadaj-Bujupin. Kjo po hetohet për një vepër, atë të përdorimit të paautorizuar të armës apo mjetit të rrezikshëm për çka u paraburgos për një muaj.

Kurteshi dhe Shala hetohen për të njëjtën vepër, si dhe atë të pengimit të personit zyrtar. Të tre, sikurse deputeti Albin Kurti, kishin ndezur gaz lotsjellës në Kuvend.

Uji Dea

“Politika të fut në burg, politika të nxjerr nga burgu! E situata politike në Kosovë ndryshon tri herë në ditë“, ka thënë avokati Koci. “Është e pabesueshme se si për situata të njëjta, gjykatat e njëjta, kanë interpretime diametralisht të kundërta – dhe marrin vendime krejtësisht të ndryshme”.

E njëjta Gjykatë që vendosi për masën e sigurisë ndaj Kadaj-Bujupit, Shalës e Kurteshit, ka vendosur edhe për paraburgimin e Albin Kurtit

http://koha.net/?id=27&l=87124