RCCOLA

Nuk u vlerësohet diploma universitare

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ministria e Shëndetësisë po i diskriminon kuadrot me titullin bachelor në degën e infermierisë. Kështu të paktën mendon Arta Istrefaj, e diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, dega infermieri.

Ajo konkurset për infermierë i konsideron të padrejta, duke qenë se për të njëjtën punë vlerësohet si ai që ka përfunduar arsimin e mesëm profesional për këtë degë, si ai me një diplomë universitare.

Uji Dea

“Kam aplikuar në disa vende për punë në sektorin privat, për arsye se në atë shtetëror nuk ka konkurs për ne që kemi përfunduar fakultetin, veç për ata me shkollim të mesëm”, thotë Istrefi, e zhgënjyer me nënvlerësim që, sipas saj, u bëhet infermierëve në Kosovë (Tribuna).