UBT

Nuk u ftua për ndeshjet e marsit nga Challandes, ylli i Kosovës gjen ‘strehë’ në Itali

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Donis Avdijaj është bërë një emër mjaft i njohur në futbollin evropian për shkak të problemeve të tij disiplinore.

Ish-anëtari i Schalkes së fundmi është paraqitur me skuadrën e Willem II në Holandë, por tani është pa klub për shkak se klubi holandez ia ndërpreu kontratën.

Tani, Avdijaj ka marrë leje që të luajë në divizionin e dytë të futbollit italian.

‘Dosja e gjatë’ e Donis Avdijajt

Në Schalke, Avdijajt nuk i eci mbarë që prej ardhjes së trajnerit Domenico Tedesco, i cili vendosi ta largojë nga skuadra e tij futbollistin 22-vjeçar, shkruan Zëri.

Megjithatë, në kampionatin elitar holandez, Eredivisie, Avdijaj bëri bujë duke u transferuar në Willem II.

Ai zhvilloi 18 paraqitje në sezonin debutues, ku kontribuoi me tetë gola dhe gjashtë asistime. Statistika të ‘frikshme’ nga një përforcim i ri.

Por, problemet disiplinore që ai i shkaktoi në Willem II si dhe gjendja e dobët fizike bën që ai të ndahet edhe me klubin holandez.

Ri-fillimi në Itali?

Tani, sipas mediumit italian “TuttoMercatoWeb”, Avdijaj, i cili ka gjashtë paraqitje me Përfaqësusen e Kosovës, ka një mundësi të re.

United Hospital

Më 26 mars, ai ka arritur në Pescara, përkatësisht në qendrën “Delfino Pescara” për prova.

Skuadra nga divizioni i dytë i futbollit italian mund të jetë një ‘strehë’ e re për Avdijajn, i cili kohë më parë kërkohej edhe nga Arsenali dhe Juventusi.

Pescara, klub i krijuar në vitin 1936, është duke sfiduar për t’u rikthyer në kampionatin elitar italian, Serie A.

Në divizionin e dytë, skuadra e Giuseppe Pillon renditet në vendin e pestë, andaj në klub kanë shpresë që Avdijaj mund ta bëjë diferencën.

Në afatin kalimtar dimëror, Avdijaj ishte i lidhur edhe me një transferim në Zvicër, përkatësisht te FC Luzern.

Megjithatë, një marrëveshje dështoi të arrihej për arsye të panjohura.

Objektivi primar i Avdijajt është tani t’iu shmanget problemeve dhe ta fillojë një aventurë të re duke shfrytëzuar në maksimum talentin që ai e posedon.

Ndryshe, Donis Avdijaj nuk ishte i ftuar nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes për dy ndeshjet e fundit kundër Danimarkës dhe Bullgarisë për shkak të mungesës së minutazhit të lojtarit.

Duke lënë anash problemet disiplinore, mund të themi se Avdijaj ka talent për t’u bërë një lojtar i jashtëzakonshëm, ndërsa vlera e tij në treg sipas “TransferMarkt” është 1.8 milionë funte./Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.