Mobi Casa

Nuk u besohet ilaçeve të regjistruara në AKPM

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Arrestimi i kryeshefit ekzekutiv të AKPM-së, Ilir Dushit dhe Haki Ejupit, drejtorit të Licencimit të ilaçeve në AKPM ka ngritur dilemat se ilaçet që janë regjistruar dhe qarkullojnë në Kosovë janë të pasigurta për konsum. “Ilaçi nuk të shëron nëse nuk i beson”, ka thënë Vlora Myrtaj, banore e Prishtinës, tek të martën dilte nga një barnatore në Prishtinë. Ajo ka thënë se po të kishte mundësi asnjëherë nuk do të blinte ilaçe në Kosovë, e veçanërisht antibiotikë.

“Thjesht, nuk janë të sigurta. Qarkullojnë shumë ilaçe të kontrabanduara”, thotë kjo qytetare, ndonëse nuk ka njohuri për arrestimin e kryeshefit Dushi e as zyrtarit Ejupi. “Jo unë nuk i dëgjoj edhe aq lajmet. Nuk e di se kë e kanë arrestuar. Por, shoh herë pas here lajme se u kontrabanduan ilaçe, policia konfiskoi ilaçe kontrabandë…”, ka thënë ajo.

Mobi Casa

Studentja e artit, thotë se në Kosovë ende nuk ka një kulturë të mirëfilltë shëndetësore, e as nuk kërkohet përgjegjësi për shëndetin. “Por tash që po e di se paska pasur arrestime, sinqerisht po kam frikë në cilësinë e këtyre ilaçeve”, thotë Myrtaj… (Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.