Nuk ta trend “pozitiv” të pagesës së tatimit në pronë

Gjilan – Nazmi Halili shef i sektorit të tatimit në pronë tha për rajonipress se nuk ka ndryshuar trendi i pagesës së tatimit në pronë. Sipas tij madje muaji shkurt i viti 2014 është më i dobët se viti i kaluar i të njëjtës periudhë.
Nazmi Halili shef i sektorit të tatimit në pronë thotë për rajonipress se gjendja e përgjithshme sociale ka ndikuar që tatimit në pronë mos të shënojë trend pozitiv në këtë fillim vit, raporton rajonipress.
Halili tha se nuk është shënuar ndonjë trend pozitiv i pagesës së tatimit në pronë në muajt e par të vitit 2014. Madje sipas tij muaji shkurt i këtij viti krahasuar me vitin paraprak ka shënuar rënie dhe ka pagesë më të dobët.
Halili tha se ka shumë faktor që kanë ndikuar që pagesa të stagnojë.”Qytetarët nuk kanë pare dhe kanë vështirësi të kryejnë të gjitha pagesat komunale. Megjithatë ne jemi të bindur se nga marsi gjërat do të ndryshojnë sepse tani jemi në procesin e shpërndarjes së faturave nëpër çdo shtëpi” shton Halili.
Halili tha se pas shpërndarjes së faturave çdo qytetar ka të drejtë ankese deri më 30 prill.
Sipas Halilit borxhe më së shumti kanë ndërmarrjet shoqërore, serbët dhe amvisëritë. Ai është optimist se borxhliu më i madh i Komunës së Gjilanit që është AKP-ja sivjet pritet t`i paguajë këto borxhe që arrijnë në 1 milion euro. “Mendoj se sivjet AKP-ja duhet t`i paguaj borxhet dhe kjo do të ndodhë pasiqë të kryhet procesi i likuidimit të të gjitha ndërmarrjeve shoqërore“.
Kurse për borxhin e komunitetit serb, Halili tha se ata vijnë dhe paguajnë vetëm kur janë në zor dhe vetëm kur u duhet ndonjë dokument për nevoja personale./rajonipress/