Eko Higjiena

Nuk shitet sivjet

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Privatizimi i PTK’së është shtyrë për vitin tjetër, pasi kompanitë e interesuara nuk kanë mundur t’i dorëzojnë ofertat sivjet. Shitja e 75 për qind të aksioneve të kësaj ndërmarrjeje ishte planifikuar të ndodhë deri në fund të këtij viti, por ka gjasë të mos ndodhë as në vitin e ardhshëm.

Me anëtarësimin në BERZH, Qeveria e Kosovës mund t’i mbulojë nevojat e veta financiare me kredi nga kjo bankë.

Aksionet prej 75 për qind e aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës deri në janar të vitit të ardhshëm nuk ka gjasë të kalojnë në duar të kompanive private.

Kështu ka vendosur Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së pas kërkesës së kompanive të interesuara për këtë ndërmarrje që të shtyhet afati për dorëzimin e ofertave.

Njohësit e ekonomisë thonë se zvarritja e proceseve në këtë fushë nuk është diçka e re.

Kështu thonë se ka ndodhur pothuajse me të gjitha privatizimet e ndërmarrjeve publike, për shkak të vendimeve të ngutshme të Qeverisë.

Ata në njëfarë forme i janë gëzuar mosshitjes së ndërmarrjes më profitabile në vend dhe kërkojnë që të mos vazhdohet fare me privatizimin vetëm sa për të plotësuar nevojën për mjetet që tani i duhen Qeverisë.

Sipas ekonomistëve, të ardhurat e PTK-së do të ishin një burim i mirë për t’i shlyer ratat e kredive të Qeverisë nëse vazhdon të mbetet në pronësi publike.

Privatizimi i PTK-së ishte premtuar nga Qeveria e Kosovës të ndodhë deri në fund të këtij viti, por me gjasë planet ua ka prishur anëtarësimi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Kjo shtyrje është ndikuar edhe nga interesimi për mbështetje nga institucionet financiare, veçmas pas pranimit të Republikës së Kosovës si anëtare e BERZH-it, si dhe është bërë në pajtueshmëri me rekomandimet e këshilltarit të transaksionit dhe atij strategjik, me qëllim të ofrimit të kohës adekuate për përgatitje të ofertave për kompanitë aplikonte”, thuhet në vendimin e KQP-së.

Mobi Casa

Ky organ vlerëson se involvimi i BERZH-it dhe institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare si korporata financiare ndërkombëtare në proces, në mbështetje të kompanive të parakualifikuara është një garanci shtesë për suksesin e projektit.

Në këtë takim, KQP-ja po ashtu ka shqyrtuar komentet dhe kërkesat kryesore të investitorëve të parakualifikuar dhe ka miratuar kërkesat e dy investitorëve për plotësimet e konzorciumeve.

“Në pajtueshmëri me rregullat e tenderit dhe rekomandimeve të këshilltarit të transaksionit dhe atij strategjik, KQP-ja ka miratuar përfshirjen e Citigroup Venture Capital International Advisors (CVCI) në konzorciumin e Twelve Hornbeams S.a.r.l /Avicenna Capital LLC, dhe përfshirjen e Central Balkan Investments Limited (CBI) në konzorciumin e M1 International Ltd”.

Komisioni Qeveritar, i ngarkuar që të merret me shitjen e ndërmarrjes më profitabile në vend,

shpreh bindjen se privatizimi i PTK-së do të sjellë efekte pozitive për ekonominë dhe qytetarët e Kosovës dhe garanton investitorët se do të vazhdojë të ndjekë standardet më të larta ndërkombëtare për transaksionet e tilla.

Drejtori i Institutit për Studime të Avancuara, GAP, Agron Demi thotë se Qeveria e Kosovës asnjë proces të privatizimit të ndërmarrjeve të tilla nuk e ka përmbyll brenda afatit të paraparë dhe gjithnjë ka marrë vendim për shtyrje të afateve për ofertim.

“Kjo dëshmon se të tëra këto procese (ai i PTK-së, Kosovës së Re, KEDS-it) janë procese të filluara ngutshëm dhe pa përgatitje të nevojshme”, pohon Demi.

Ai është i mendimit se Qeveria e Kosovës duhet ta anulojë në tërësi shitjen e PTK-së dhe jo ta shtyjë afatin, pasi paratë që i nevojiten mund t’i sigurojë në forma të tjera.

“Ne rast se Qeverisë i nevojiten 300 milionë euro, është më mirë që ato të merren në formë të huas nga BERZH-i sesa nga shitja e PTK-së, ngase vetë PTK-ja do të mund të shlyejë interesin e kredisë në BERZH përmes dividentës, e cila në vitin 2013 pritet të jetë 30 milionë euro”, thekson Demi.

Privatizimi i 75 për qind të aksioneve të PTK-së, në fillim të këtij muaji, ishte thënë se është punë e kryer nga vetë zyrtarët e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Por pritjet që kjo ndërmarrje të ketë pronarë të rinj deri në fund të vitit, nuk po dalin ashtu siç kanë deklaruar në MZHE.(express)