RCCOLA

Nuk rehatohen punëtorët e KEDS-it

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kompania turke e Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike, KEDS nuk po rehatohet me puëntorë. Disa nga ta janë duke u rrezikuarpasi janë vendosur në objektin e Trafostacionit 35 kilovoltësh Prishtina 3, që gjendet afër ndërtesës kryesore të KEDS-it në Prishtinë. Në atë objekt janë të vendosur tre transformatorë nga 8 megavat që kanë vaj Poli Klorur Bifenil (PCBs), që është materie kimike kancerogjene.

Kompania KEDS kishte vendosur që edhe një pjesë tjetër të stafit të vetë ta vendosë në këtë objekt, më konkretisht Divizionin për Shkyçje të Veçanta, mirëpo punëtorët kanë kundërshtuar duke kërkuar që vendin e tyre të punës ta inspektonin Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) me inspektorat.

Fundamenti

Në një dokument që e ka siguruar gazeta Tribuna, pas inspektimit të MPMS është konstatuar se objekti i Trafostacionit Prishtina 3, është i papërshtatshëm për punë dhe paraqet rrezik të lartë për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve…(Tribuna).