Uji Dea

Nuk qetësohen punëtorët e ndërmarrjes “Tregu”, ashpërsohet gjuha dhe kërkesat ndaj Alban Hysenit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Tash jemi hyrë edhe në muajin e tretë pa pagat tona që na takojnë me ligj dhe moral. Gjithsecili prej nesh ka familje, obligime, shpenzime dhe jetë për t’i përballuar. Ne nuk mund të presim pa fund dhe nuk mund të trajtojmë sikur puna jonë nuk ka vlerë. Andaj i drejtohem qartë dhe hapur kryetarit të komunës së Gjilanit z. Alban Hysenit, kërkesat tona janë të drejtpërdrejta dhe të ligjshme thuhet në reagimin e Ekrem Hasanit nga Këshilli Grevist.

Reagimi i plotë:

Të nderuar kolegë,

Ne punëtorët e ndërmarrjes publike “Tregu” në Gjilan jemi mbledhur sot, sepse kemi arritur në një pikë të papranueshme, për më shumë se dy muaj me radhë, ne kemi vazhduar punën tonë, detyrat tona, por pagat nuk janë paguar.

Tash jemi hyrë edhe në muajin e tretë pa pagat tona që na takojnë me ligj dhe moral.

Gjithsecili prej nesh ka familje, obligime, shpenzime dhe jetë për t’i përballuar. Ne nuk mund të presim pa fund dhe nuk mund të trajtojmë sikur puna jonë nuk ka vlerë.

Andaj i drejtohem qartë dhe hapur kryetarit të komunës së Gjilanit z. Alban Hysenit, kërkesat tona janë të drejtpërdrejta dhe të ligjshme:

Sqarim zyrtar dhe transparent për arsyet e vonesës së pagave,

Datë konkrete dhe të shkruar për pagesën e plotë të pagave tona,

Hidromorava

Garanci të qarta që situata e vonesave të pagave nuk do të përsëritet më në të ardhmen.

Nuk jemi mbledhur këtu për konflikt. Ne kemi dalë për të mbrojtur të drejtat tona dhe dinjitetin tonë si punëtorë të një ndërmarrje publike që u shërben çdo ditë qytetarëve të Gjilanit ndërmarrja “Tregu”.

Nëse kërkesat tona injorohen, ne do të vazhdojmë me hapa tjerë ligjor, do ta njoftojmë inspektoratin e punës përfshirjen e sindikatës si dhe veprime kolektive paqësore.

Ne jemi të bashkuar dhe zëri jonë i mbi 300 punëtorëve nuk mund të injorohet.

Kërkojmë Drejtësi, Përgjegjësi dhe Respekt.

Ju faleminderit!

Ekrem Hasani