Fundamenti

Nuk presin shumë nga takimi me Daçiqin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se delegacioni i Luginës nuk pret shumë nga takimi me kryeministrin serb, Ivica Daçiq.

Mustafa, që njëherësh është edhe përfaqësues i delegacionit të Luginës së Preshevës, që pritet të takohet me kreun shtetëror serb tha se kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në drejtim të Beogradit zyrtar, janë adresuar për vite me radhë.

“Përderisa nuk kemi një zgjidhje konkrete, nuk kemi edhe shumë shpresë se do të ketë zgjidhje të problemeve të shqiptarëve të Luginës. Kjo Serbi, nuk është e ditëve të sodit, sepse këto tema është dashur që të zgjidhen qysh prej vitit 2001, me mbarimin e luftës në Luginë të Preshevës. Kanë kaluar përlot 12 vite, dhe nuk ka ndonjë përparim në drejtim të zgjidhjes së problemeve, e në radhë të parë të identitetit kombëtar”, tha ai për telegrafin.

Mobi Casa

Kryetari i Preshevës ka theksuar se Dacici takimin e sotshëm, do ta shfrytëzoj për arsye politike, në mënyrë që para bashkësisë ndërkombëtare, të krijoj bindjen kinse është i gatshëm që të bisedojë me shqiptarët e Luginës.

Ndërkaq, heqjen e taksës doganore nga Qeveria e Kosovës për banorët e Luginës së Preshevës, Mustafa e ka quajtur një akt të duhur, dhe kjo sipas tij, është e kuptueshme sepse ekzekutivi kosovar, është zotuar se do të kujdeset për shqiptarët e asaj pjese.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.