Nuk posedonte patentë shofer, në ikje e sipër aksidentohet me një veturë tjetër

/ 1 minutë lexim

Viti – Në Drobesh, të Vitisë raportohet se i dyshuari m/k duke drejtuar veturën pa patentë shofer në ikje e sipër është aksidentuar me një veturë, ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë tre persona dhe i dyshuari.

Fundamenti

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/