Eko Higjiena

Nuk përfundon kjo ditë me lot, dedikim prekës i Samire Saqipit, në përkujtim të martirëve Isa e Shaip Saqipi

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Eh sot 23-vite n’a erdhi lajmi më i hidhëruar,juve ju vranë, por edhe neve gjysmën e shpirtit n’a varrosen bashkë me ju. Ky është dedikimi i Samire Saqipit në kujtim të babait të saj Isait dhe mixhës Shaipit.

Postimi i plotë:

Ishim të vegjël, kishim thurur ëndrra se si do t’a kalonim jetën të bashkuar e me shumë dashuri, por kjo ëndërr u shua shumë shpejtë sepse zullumin e kanë zakon e vret shqipen dhe prapë të fajëson, por armikun me bo horë është më mirë se me e mbytë, e harruan se Lumenjtë e rrëmbyeshëm që mund të kenë grirë me lindjen e Diellit vërshojnë përsëri…
Edhe pse kur t`i shkove e vogël isha, pa kujtime mbeta po në mendje të kisha, edhe pse gjërat më të bukura nuk n’a lejuan të i shijojmë.

Sot pa ty, por me ty të shtrenjtën Liri po e përjetojmë, më të bukurin emër t`i e shënove me vetëm 5-shkronja UÇPMB në zemrat e të gjithëve u kujtove.
“Dy u vranë, por mijëra të tjerë u ngritën”.

Uji Dea

Është shumë e vështirë e kemi shumë vuajtje në shpirt, por prapë unë sot nuk do të qajë, jo jo unë sot nuk do të qajë, nuk do më lejojë krenaria sot të derdhi lot për ty Bushi e Xhaxhi, sepse ju jeni të gjallë, ju jeni vetë Liria që ne sot po e jetojmë.

Sikur të ktheja kohën mbrapa e të ju përqafoja dhe t’ju tregoja se sa shumë mall dhe dhimbje kam për ju dhe mos të ju lejoja të ikni më nga jeta. Por një gjë jam e sigurt dhe krenare, se tërë jetën ke besuar në ne, në vlerat tona dhe në të drejtën tonë.

Nga ky qëndrim kurrë nuk lëkundemi, këtë t’a premtojë Bushi….
Vajza jote krenare,
Samirja!!!