RCCOLA

Nuk përfilli urdhrin e Gjykatës, i dyshuari dërgohet në burg

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Në rrugën “Marie Shllaku” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e kishte zbatuar urdhrin mbrojtës që e kishte viktima femër kosovare, ish bashkëshortja e tij, duke tentuar që ta ndalte viktimën dhe duke penguar lëvizjen e veturës që gjendej viktima. 

Mobi Casa

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/