UBT

Nuk ndalet në pikë kontrollin e policisë, ik nga vendi i ngjarjes, arrestohet nga policia

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Zyrtar policor kanë qenë në një pikë kontrolli në rrugën “Medllin Ollbrajt”, ku një veturë “Mercedes”, ngjyrë e zezë me targa 06 është sinjalizuar për tu ndalur në pikë kontrolli, e njëjta nuk është ndalur dhe ka vazhduar me një shpejtësi të madhe në drejtim të qendrës së qytetit, zyrtarët policor i janë vu pas, dhe në rrugën “Avdulla Tahiri” kanë arritur ta ndalin veturën e dyshuar.

Gjatë kontaktit verbal me vozitësin duke i kërkuar dokumentet e identifikimit si dhe të veturës, pasagjeri ka ndërhy duke i penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës zyrtare. I dyshuari në fjalë ka bërë veprime të pakontrolluara duke i penguar edhe fizikisht, zyrtarët policor e kanë vënë situatën nën kontroll, ku i dyshuari është arrestuar dhe sjellë në stacionin policor, ku edhe është intervistuar.

Uji Dea

Me urdhër të Prokurori të shtetit rasti është iniciuar dhe klasifikuar “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, i dyshuari është ndalur në qendrën e ndalimit për 48 orë, rasti i referohet Prokurorisë për procedim të mëtutjeshme njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/