Mobi Casa

Nuk ndalet Lenjani, zbulon edhe një hartë të vitit 1974

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Selver Lenjani i angazhuar maksimalisht për ta mbrojtur çdo cep të kufirit kosovarë ka siguruar edhe një hartë që mbanë vitin 1974 e cila hartë definitivisht tregon se Karaqeva është tkurrur pas luftës. Ky gabim duhet të përmirësohet urgjentisht sepse realisht Serbia ka hyrë në brendësi të vijës kufitare. Edhe KFOR-i edhe NATO duhet ta korrigjojnë gabimin e tyre shprehet Lenjani.

Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë asnjëherë nuk e ka ndalur aktivitetin e tij për të bindur KFOR-in dhe institucionet kosovare se vija kufitare në Karaqevë është tkurrur nga Serbia, raporton rajonipress.

Lenjani së fundit ka gjetur edhe një hartë që mbanë vitin 1974 e që është punuar nga ekspertët e Beogradit. “Tash jam i lumtur që më në fund kemi hasur në hartën kryesore e cila tregon qartë se Karaqeva është tkurrur nga Serbia. Kjo hartë definon qartë vijën kufitare dhe sipas saj as nuk merret rruga e as qindra hektar tokë që aktualisht janë kontestuese dhe problematike për shkak të Serbisë” shprehet Lenjani.

Uji Dea

Lenjani thotë se banorët e Karaqeves tani duhet të kenë durim dhe të presin reagimin e vendimmarrësve shqiptarë, por një reagim pritet ta bëjnë edhe KFOR-i e NATO. “Ky gabim duhet të korrigjohet sepse janë në pyetje qindra hektar tokë. Asnjë minutë tutje nuk mund të heshtet ky skandal sepse ne që nga fillimi e kemi thënë se është tkurrur vija kufitare” tha Lenjani.

Lenjani thotë se fatmirësisht KFOR-i dhe policia e Kosovës e kanë mbajtur deri tani situatën e qetë dhe nën kontroll, ndryshe reagimet e banorëve kanë qenë shpesh të arsyeshme gjithnjë duke e kërkuar të vërtetën rreth këtij kontesti kufitar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.