Nuk ndalet Kololli, shënon edhe në një miqësore
Benjamin Kololli ka treguar se është njëri prej më të mirëve në ndeshjet miqësore që ka realizuar këtë sezon skuadra e tij FC Zurich.
Ai ka shënuar edhe një gol sonte në fitoren kundër Flora Talin që është zhvilluar në Zvicër.
Kololli ka shënuar golin e parë në minutën e 4 të ndeshjes kundër Flora Talinit, një skuadër kjo nga Estonia.
Anësori kosovar ka treguar nivel të lartë ndeshjet miqësore të Zurich, pak para se të filloj kampionati zviceran.
FC Zurich fitojë me rezultat 4-1 kundër Floras. /GazetaExpress/


