UBT

Nuk mund të pajtohen për heqjen e barrikadës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i zhvilluar mes grupeve punuese nga Kosova dhe Serbia në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje për urën mbi lumin Ibër.

Kryesuesi i takimit, shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar, ka paraqitur idenë për zgjidhjen e kësaj çështjeje, mirëpo palët janë pajtuar që të takohen sërish të hënën për të diskutuar sërish për këtë çështje, përcjell Arta TV.

Fundamenti

“Pjesëmarrësit u pajtuan që të takohen sërish të hënën për të diskutuar edhe më tej elementet e një marrëveshjeje që do të parashikojnë revitalizimin e urës në periudhën e ardhshme. Edhe grupet punuese për çështjet tjera të ndërlidhura me implementimin e marrëveshjeve të arritura në kontekst të dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojnë punën e tyre këtë javë”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa sot gjatë ditës palët do të vazhdojnë takimi për mundësinë e gjetjes së një marrëveshje për çështjen e energjisë.