ARKATANA

Nuk mund të flini? Provojini këto katër lëngje!

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nëse keni probleme me gjumin, provojeni që në ushqimin tuaj të kyçni një nga tri pijet dhe menjëherë do ta vëreni dallimin.

Lëngu i vishnjave

Vishnja është njëra nga pemët e rralla që përmban metatoninë, hormonin natyral i cili rregullon gjumin. Trupi ynë në mënyrë natyrale sekreton hormonin metatoninë, i cili lirohet vetëm gjatë natës, zakonisht pas orës 21:00 në mbrëmje dhe kështu nxit gjumin. Para gjumit pini një lëng të pastër të vishnjave. Ky do t’ju mundësojë gjumë të thellë, të pandërprerë dhe relaksues. Melatonina po ashtu përdoret në shërimin e dhimbjeve që shkaktohen nga menopauza, te kanceri i gjirit dhe prostatës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Efektet e dobishme të vishnjës: ushqen dhe mbron trurin, ul në masë të madhe rrezikun nga sëmundja e diabetit, ndihmon te pengesat në veshka, përmirëson punën e sistemit të tretjes, ndihmon në humbjen në peshë dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Çaji nga kamomili dhe livanda

Hidromorava

Te ne kamomili është sinonim për çaj. Por, nëse e shikoni se cilët përbërës shërues i posedon nuk është për t’u çuditur pse e ka këtë epitet. Kamomili është “ilaç për gjithçka”. Kjo bimë shëruese ndihmon në tretjen e ushqimit, ul temperaturën, zbut dhimbjet, qetëson ngërçet, zvogëlon të skuqurat, zbut gjendjen depresive, zbut migrenën dhe shëron aknet, si dhe ofron ekuilibër të brendshëm.

Livanda

Livanda ka aromë qetësuese, që e bën të hatashëm edhe në qetësimin e nervave. Livanda ndihmon në shërimin e migrenës, dhimbjeve të kokës, anktheve, depresionit, tensionimit dhe stresit. Aroma e këndshme largon lodhjen, qetëson dhe rrit funksionimin mendor. Si pije për qetësim, pos vajit të livandës, ndihmon edhe çaji nga gjethet e livandës. Sugjerohet ta konsumoni gjatë orës së mbrëmjes dhe të shtoni një lugë mjaltë.

Qumështi i ngrohtë me mjaltë dhe arra

Kombinimi i shijshëm i qumështit vendor, me mjaltë dhe arra të bluara, është biletë hyrëse për festivalin e gjumit. Qumështi i ngrohtë që moti njihet si pije ideale para gjumit. Studimet tregojnë se qumështi i ngrohtë nuk ndikon në rritjen e nivelit të triptofanit, por rrit temperaturën e brendshme të trupit dhe mundëson gjumë të rehatshëm. Në mënyrë psikologjike, qumështi i ngrohtë asocon në qetësi dhe gjumë. Ndoshta kjo rrjedhë nga fëmijëria kur kemi konsumuar qumështin e nënës dhe kemi fjetur si “fëmijë’. Mjalti përmban substancën triptofan, e cila është esenciale për qetësimin dhe pushimin e organizmit të njeriut. Arrat e bluara, me konsumimin mesatar janë shtesë e mirë për gjumin, falë shumë substancave që ndikojnë si qetësues. (Kosova Sot)