HW

Nuk mund ta besoni se çfarë po i ndodh Lenjanit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Skuadra e Rennes nuk llogarit më në Ermir Lenjani. Por, mesfushori nuk po mund të largohet nga ekipi francez pasi nuk ka ofertë zyrtare nga asnjë skuadër. Ermir Lenjani, mesfushori i Kombëtares shqiptare, po kalon momente të vështira në karrierë. Prej disa javësh mesfushori cilësohet në shitje nga klubi francez, Rennes, që është gati t’i japë lamtumirën atij. Por në këtë mes ka një problem. Mungojnë ofertat.

Sipas mediave franceze, edhe pse disa skuadra nga Franca dhe Turqia kanë shfaqur interes për futbollistin shqiptar, asnjë prej tyre nuk ka hedhur një hap konkret për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit.

HW

Klubi nuk duket se ka ndërmend ta lërë lojtarin të lirë, pasi do të përfitojë diçka financiarisht nga shitja e kosovarit, për të mos dalë i humbur nga një transferim që rezultoi plotësisht i dështuar.

Që nga janari 2015 kur nënshkroi me këtë klub, Lenjani ka luajtur në total 6 ndeshje në kampionatin francez me fanellën e Rennesit. Ndërkohë, në sezonin që u dha huazim te Nantes, ai luajti 20 ndeshje me fanellën e asaj skuadre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.