Nuk miratohet në procedim të përshpejtuar propozimi i VV’së për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje

Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje, i ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i aprovuar në Komisionin Legjislativ, nuk ka arritur me shmangie të procedurave të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Me 39 vota kundër, në procedurë të shpejt, ky projektligj nuk arriti të kalojë fillimisht në Kuvend.

Prezent në sallë ishin 65 deputetë.

“E konfirmojmë që për propozimin kanë votuar 65 deputetë, kundër kanë qenë 39. Sipas Administratës së Kuvendit 2/3 e kësaj kanë qenë 69 deputetë kështu që konstatoj se nuk ka kaluar ky propozim”, deklaroi Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Sipas procedurave parashihet që ky projektligj të marrë rrugën e tij të shqyrtimit të zakonshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, theksoi Konjufca.

Lëvizja Vetëvendosje, me këtë, ka refuzuar kërkesën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për tërheqjen e iniciativës së ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje, e cila shënon mos-prezencën e kësaj të fundit në votimin e presidentit.

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, në konferencë për media bëri thirrje që VV’ja të tërhiqet nga kjo iniciativë.

“Në emër të LDK’së, iu bëj thirrje kryeministrit Kurtit dhe shumicës parlamentare që të heqin dorë nga ky shantazh i sotëm në raport me opozitën e vendit. Kërkojmë ky ligj të tërhiqet, nëse nuk tërhiqet ky ligj, atëherë kryeministri Kurti na dërgon në zgjedhje”, deklaroi ai.

Shumica parlamentare, në seancën e radhës, pritet ta propozojë presidentin për votim, në mënyrë të konstituimit të institucioneve. /Gazeta Express/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS